Kërcënimi i Hamasit, kundërpërgjigjet kryeministri izraelit: Aksioni në Gaza sapo ka filluar
Kryeministri Benjamin Netanyah ka bërë sërish një tjetër deklaratë, ndërsa paralajmëron se Ushtria izraelite do të sulmojë Hamasin me një forcë “si kurrë më parë”. Konflikti tashmë ka hyrë në ditën e katërt pas sulmit të papritur të militantëve në territorin izraelit.
“Si kryeministër i Izraelit, ju them sinqerisht, se ditë të vështira na presin”, tha ai në një fjalim televiziv të hënën. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës dhe tha se do të ndalonte furnizimin me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant në enklavën palestineze.
Disa orë më vonë, një zëdhënës i Hamasit tha se do të vriste pengjet civile dhe do të transmetonte aktit nëse Izraeli sulmon Gazën pa paralajmërim.
Hamasi nisi një sulm të befasishëm mëngjesin e së shtunës, duke lëshuar mijëra raketa dhe duke dërguar luftëtarë të armatosur në Izrael.
Të paktën 900 njerëz vdiqën, përfshirë më shumë se 260 viktima që u vranë teksa ndodheshin në një festival muzikor pranë kufirit të Gazës. Mijëra u plagosën dhe dhjetëra u morën peng, sipas zyrtarëve izraelitë.
Izraeli të dielën i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit në përgjigje të sulmit dhe avionët izraelitë bombarduan Gazën me sulme ajrore.
Të paktën 11 qytetarë amerikanë janë konfirmuar të vrarë në sulmin e Hamasit, tha presidenti Joe Biden të hënën. 12 shtetas tajlandez, 10 nepalezë, dy ukrainas, dy francezë dhe një shtetas britanik janë gjithashtu në mesin e të viktimave, sipas zyrtarëve.