Aksion në Detin e Omanit/ Irani sekuestron një cisternë me gjashtë milionë litra naftë

Aksion në Detin e Omanit/ Irani sekuestron një cisternë me

Irani ka sekuestruar një cisternë të huaj nafte që transportonte gjashtë milionë litra naftë të kontrabanduar në Detin e Omanit dhe ka arrestuar 18 anëtarët e ekuipazhit të saj, të gjithë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi.

“Cisterna nuk kishte dokumente të vlefshme udhëtimi detar për transportin e karburantit dhe të gjitha sistemet e saj të navigimit dhe ndihmëse ishin çaktivizuar qëllimisht.

Ajo u kap në ujërat territoriale iraniane pranë Jask, në përputhje me operacionet iraniane për të luftuar rrjetet rajonale të trafikimit të karburantit”, shtoi Ghahremani.

Sekuestrimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës dy ditë më parë, që transportonte naftë nga Venezuela dhe Irani.

EMISIONET