Boris Johnson në telashe, familjet e viktimave nga Covid-19 do ta padisin

Boris Johnson  në telashe, familjet e viktimave nga Covid-19 do ta padisin

Kryeministrin britanik, Boris Johnson e kanë hedhur në gjyq rreth 2,000 familje që humbën një ose më shumë anëtarë të familjes për shkak të Covid-19.

Grupi “Familjet e Mjeruara që Kërkojnë Drejtësi” kërkojnë që qeveria të kryejë një hetim për mënyrën se si Britania luftoi pandeminë e koronavirusit.

LEXO EDHE:Krim horror/ Babai vret vajzën për nder, me kokën e prerë të 17-vjeçares shëtit në rrugë

Një grup avokatësh nga zyrat e Pete Weatherby dhe Elkan Albrahamson do t’u shkruajnë ministrave këtë muaj, në mënyrë që t’i informojnë ata se po kryhet një rishikim gjyqësor i Gjykatës së Lartë.

Deri më tani, Johnson ka refuzuar të urdhërojë një ekzaminim ekspertësh rreth përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë COVID-19, duke kërkuar që së pari të zvogëlohet rreziku i infeksioneve të reja.

Avokatët thonë se një numër i madh britanikësh humbën jetën për shkak të gabimeve të qeverisë.

Bota Lajme viktima Boris Johnson covid gjyq

EMISIONET