Një fshat në veri të Indisë është tronditur së fundmi nga një ngjarje e tmerrshme pasi babai ka vrarë vajzën e tij dhe më pas me kokën e saj ka shëtitur në rrugët e qytetit.

Sarvesh Kumar u pa duke ecur këmbëzbathur nëpër fshatin Pandetara në Uttar Pradesh të veri të Indisë, duke mbajtur në dorë kokën e prerë të vajzës së tij adoleshente  të cilën e vravi për shkak të ashtuquajturës “vrasje e nderit”.

LEXO EDHE: Krim në familje/ Babai vret vajzën me 20 plumba

Ai ka pranuar se ia ka prerë kokën vajzës së tij Neelam, 17-vjeçe, pasi ai nuk i kishte dhënë lejë asaj të për një marrëdhënie me personin që ajo dashuronte.

Kumar ka pranuar në stacionin policor që ia kishte prerë kokën të bijës, sepse nuk ishte i kënaqur me lidhjen e saj që e kishte filluar me një burrë.

“Po, e kam bërë. Nuk është askush tjetër. E mbylla në dhomë dhe e bëra – trupi i saj ka mbetur në dhomë”–  ka thënë ai para policëve.

Pamje të rënda.