Avokati: Pasuritë e Ylli Ndroqit u sekuestruan me nxitim për të ndalur zërin e RTV Ora dhe Ora News

Avokati: Pasuritë e Ylli Ndroqit u sekuestruan me nxitim për të

Avokatët e Presidentit Yldon Media Group, Ylli Ndroqi sollën prova se nxitimi i vendosjes së sekuestros në 26 pasuritë dhe prezenca e forcave RENEA dhe me maska flasin qartë se qëllimi është për të ndalur zërin e RTV Ora dhe Ora News.

Alban Qafa: Vetë prezenca e forcave të RENEA-s në RTV Ora me maska, automatik dhe mjete të blinduara dhe që u vendosur përballë 4 gazetarëve, flet qartë se qëllimi ishte për të ndalur zërin e medieve që disponon z. Ndroqi. Aktiviteti i Yldon Media Group është e gjitha me kredi në disa banka në vend. Edhe rikonstruksioni i tyre është financuar nga bankat me kredi.

Në një dalje për mediat në ambientet e televizionit Avokatët e sipërmarrësit, Ylli Ndroqi, kanë rrëzuar me argumente dhe me dokumente akuzat e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, duke evidentuar parregullësi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.

Prova të cilat do vihen në dispozicion në apelimin e vendimit të Gjykatës Antikorrupsion.

Hetimi per një biznes 29 vjeçar u bë për 7 ditë

Në të dy deklaratat e njëpasnjëshmë, si te SPAK dhe Policise vihen re gafa që flasin për një sulm me prapavijë politike dhe pa asnjë bazë juridike.

Detaji absurd në shkresën zyrtare është që Gjykata ka marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë në maj, ndërsa vetë akuza ka paraqitur dokumentet në korrik.

Alban Qafa: Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi penal dhe 7 ditë më pas, më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros. Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të akuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim.

SPAK pranon se ka hetuar vetëm 7 ditë, një volum dosjesh që i përkasin një biznesi 29 vjeçar.

Alban Qafa: Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të në biznesi mbi 29-vjeçar. Ngrihet pyetja si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit penal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt sekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndoqi.

Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?
Avokatët denoncojnë dhe parregullsitë ligjore. Policia foli për 18 muaj hetime nën drejtimin e SPAK, por kjo strukrurë është krijuar vetëm 8 muaj më parë në 19 dhjetor 2019.

Alban Qafa: "Vetëm një ditë më pas, policia e shteti ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim  e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?

Sipas ligjit është sanksionuar se hetimet drejtohen nga prokuroria. Duhet të ishte prokurori ai që përmes policisë gjyqësore të ndërmerrte veprimet e nevojshme ndaj personave të sipërpërmendur.

"Në deklaratën e policisë janë kryer hetime mbi 17 muaj pa ju referuar prokurorit. Këto hetime pa dijeninë e prokurorit janë hetime të paligjshme nga policia. Kjo ngre dyshime për keqpërdorimin e policisë nga qeveria.

Mes pronave te sekuestruara toka me 7501 dhe ato qe nuk ekzistojne

Mes pronave të bllokuara rezultojnë edhe objekte të trashëguara nga babai apo edhe pasuri që nuk janë më në emër të biznesmenit Ylli Ndroqi.

"Nuk ka asnjë indicie se këto pasuri ishin në gjendje rreziku apo nga ndonjë organizatë kriminale. Transmetimet e RTV Ora dhe Ora News kanë qenë në krah të qytetarëve. Ndërsa sa i përket pronave që kërkohet të sekuestrohen, një pjesë nga ato nuk janë të Ylli Ndroqit. Edhe ato që janë në pronësi të tij, janë krijuar me burime te ligjshme. "

Lexo me shume: Zbulohen gafat e SPAK për dosjen e Ylli Ndroqit: U sekuestruan tokat e 7501, apartamente të kohës së Enverit dhe prona që nuk ekzistojnë

Nuk ka 3 makina as apartament ne Durres
Është dhe një fakt se ekzistojnë tre automjetet, por që nuk ekzistojnë. Nuk e di ku i ka gjetur SPAK-u tre automjete që i ka vendosur në sekuestro. Prej shumë vitesh nuk disponohen nga Ora News. Edhe një apartament në Durrës nuk ekziston, nuk e di ku e kanë gjetur.

Presioni ndaj medias, në ditët në vijim prova të reja

Alban Qafa: Z. Ndroqi ndodhet në dy procese me Erion Veliajn, njëri në SPAK për moskallëzim krimi, pasi Veliaj ka pretenduar se ka marrë gjoba nga televizionet. Z. Ndroqi ka kërkuar të zbardhen se kush janë këto televizione që kanë vënë gjoba për leje ndërtimi. Dhe tjetra për shpifje, është bërë ankimi dhe vazhdon si çështje. Z. Ndroqi, ato fakte që ka për presionin ndaj medias i ka bërë publike dhe do t’i bëjë publike në ditët në vazhdim. Deduksioni vjen nga dy proceset gjyqësore që janë në SPAK me z. Veliaj.

Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora News dhe RTV Ora.

Ndërkohë që ndërhyrja në ambiente e televizoneve u bë nga forcat RENEA me armë dhe maska.

Avokati Alban Qafa e mbyll deklaraten e tij duke nënvizuar se ky nxitim tregon se kemi të bëjme me presionin e radhës, si pasojë e të cilit vetëm vitin e fundit qeveria detyrohet të paguajë rreth 110 milione euro pas mbylljes së një televizioni.

Lexo gjithashtu: Avokati i Ndroqit hap letrat: Tv Ora ju ble në 2007 18-vjeçares Ilda Prifti për 25 mln lekë, u financua me kredi

Vendi Lajme Ora News Lajmi i fundit ylli ndroqi Aktualitet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news konference per shtyp

EMISIONET