Avokati i Ndroqit hap letrat: Tv Ora ju ble në 2007 18-vjeçares Ilda Prifti për 25 mln lekë, u financua me kredi

Avokati i Ndroqit hap letrat: Tv Ora ju ble në 2007 18-vjeçares Ilda

Ndërsa SPAK pretendon se  Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi nuk justifikon të ardhurat për blerjen e Tv Ora në vitin 2007, avokati i tij  Alban Qafa provoi me dokumente se televizioni i është blerë shtetases Ilda Prifti, në atë kohë 18 vjeçe.

Kontrata e blerjes është firmosur me 12 nëntor të 2007, për vlerën e 25 milion lekëve, e gjitha e financuar me kredi bankare.

Alban Qafa:Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare.

Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora News dhe RTV Ora.

Ndërkohë që ndërhyrja në ambiente e televizoneve u bë nga forcat RENEA me armë dhe maska.

Lexo me shume: Zbulohen gafat e SPAK për dosjen e Ylli Ndroqit: U sekuestruan tokat e 7501, apartamente të kohës së Enverit dhe prona që nuk ekzistojnë

https://youtu.be/uDOy8iwOeKQ

EMISIONET