Zbulohen gafat e SPAK për dosjen e Ylli Ndroqit: U sekuestruan tokat e 7501, prona që nuk ekzistojnë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion hetoi para se të ngrihej si institucion.
Këtë çudi e kanë zbardhur sot, në një deklaratë publike për mediat avokatët e presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi.
Vendimi sipas avokatëve do të ankimohet në Gjykatën e Apelit, ndërsa ajo që shton pikëpyetjet në këtë process është fakti se zotit Ylli Ndroqi i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor.
Nje pjese nga deklarata e avokatit Alban Qafa dhene sot per mediat. (Shenim nentitujt jane te redaksise)
Gafat e SPAK
"Nga ana e organit procedues, Prokurorise Se posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te organizuar , me dt 21/7/2020 , eshte regjistruar procedimi penal pasuror nr 10, ne ngarkim te shtetasit Ylli Ndroqi dhe në datën Me dt 28/7/2020 eshte regjistruar ne Gjykaten e Posacme te Shkalles se Pare Per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar , pra vetem 7 dite me pas, kerkesa e Prokurorise, per vendosjen e sekuestros mbi pasurite e z Ylli Ndroqi.
Sipas vendimit te gjykates ne dhome keshillimi dokumenti është marrë në shqyrtim ne dt 26.5.2020 , pra ne muajin Maj, megjithese kerkesa eshte depozituar ne korrik. Kjo tregon qartë nxitimin e prokurorise dhe gjykates.
Hetimet nga ana e tyre, pra policise se shtetit, kane zgjatur rreth 18 muaj nen drejtimin e prokuroreve te SPAK.
Së pari trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para presidentit të republikës. Pra vetëm 8 muaj më parë."
Si mund te zhvilloje SPAK nje hetim kur nuk ka ekzistuar?
"Keto hetime jane te paligjshme nga policia e shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorise.
Rezulton se një pjese e pasurive te vena nen sekuestro nuk jane ne pronesi te z Ndroqi. Edhe ato qe jane ne pronesi te tij jane krejtesisht te krijuara me burime te ligjshme"
U sekuestrua toka e perfituar me ligjin 7501
"Per sa i perket aseteve te bllokuara jane bllokuar tre pasuri , toke bujqesore, qe babai i Ylli Ndroqi i ka perfituar me ligjin 7501. Dhe me pas me trashigimi i kane kaluar z Ylli Ndroqi. Dhe me pas me trashigimi i kane kaluar z Ylli Ndroqi. Si mund te bllokohet si e paligjshme nje pasuri qe ta ka dhene vete shteti , ne baze te ligjit nr 7501."
U sekuestrua apartamenti i kohës së Enverit
" Eshtë bllokuar nje apartament te bashkepronesi i z Ylli Ndroqi, i cili eshte perfituar ne baze te ligjit nr 7652 dt 23/12/1992 Per Privatizimin e Banesave Shteterore” Per te cilin eshte firmosur ne vitin 1993 nje kontrate me Nderrmarrje Komunale Banesa, sic kane bere në atë periudhë me ligjin e miratuar në parlamentin shqiptar me dhjetra mijra shqiptar "
Nuk ka 3 makina dhe apartament ne Durres
Është dhe një fakt se ekzistojnë tre automjetet, por që nuk ekzistojnë. Nuk e di ku i ka gjetur SPAK-u tre automjete që i ka vendosur në sekuestro. Prej shumë vitesh nuk disponohen nga Ora News. Edhe një apartament në Durrës nuk ekziston, nuk e di ku e kanë gjetur.
Blerja e TV Ora
" Per sa i perket blerjes se TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi ne vitin 2007. Ky televizion i eshte blere shtetases Ilda Prifti ne ate kohe 18 vjec, ne 12.11.2007 me kontraten noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, ne vleren 25.000.000 (njezet e pese milion leke).
E gjithe vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 leke eshte financuar ne baze te kontrates se kredise bankare ne Raiffeisen Bank.
Eshte sekuestruar nje pasuri trruall ne Mullet, qe edhe vete vendimi i sekuestros e permend qe eshte kryer transaksioni me bank nga te ardhura te perfituara nga shitja e nje pasurie tjeter po me bank.
Vetë prezenca e forcave dukshëm e ekzagjeruar me nenshkrimin RENEA me maska, kapuc me automatik dhe me mjete të blinduara që u vendosën për mbi 4 orë përballë gazetarëve, flet qartë se qëllimi është për të ndalur zërin e medias"
Avokatët e sipërmarrësit, Ylli Ndroqi, kanë rrëzuar me argumente dhe me dokumente akuzat e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, duke evidentuar parregullësi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.
Policia foli për 18 muaj hetime nën drejtimin e SPAK, por kjo strukrurë është krijuar vetëm 8 muaj më parë në 19 dhjetor 2019. Mes pronave të bllokuara rezultojnë edhe objekte të trashëguara nga babai apo edhe pasuri që nuk janë më në emër të biznesmenit Ylli Ndroqi.