Atentati në Elbasan: Vis Korçari plumb në shpatull i nështrohet operacionit tek trauma

Ervis Çaushllari i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan është transportuar në spitalin e Traumës pasditen e sotme.
Ai i është nënshtruar operacionit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.
"Gjëndja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në shpatull” informon gazetari i Ora News nga spitali i Traumes Besar Bajraktaraj.
Është e paqartë nëse Çaushllarin (I njohur dhe me mbiemrin Çausholli) e ka sjellë policia apo ka ardhur vetë i plagosuri.
Ora News sjell pamje nga Trauma ku ndodhet dhe një makinë që po i nënshtrohet ekspertizës.
Makina që policia po kryen ekspertizën është tip Golf 5 dhe ka shenja të plumbave.
Si ndodhi atentati
Ngjarja u shënua rreth orës 11:50 (25 nentor) në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Sipas policisë së Elbasanit, pas një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti dhe autori i dyshuar është larguar.
Burimet janë kontradiktore.
Ka të dhëna se Ervis Çaushllari udhëtone në këtë makinë tip Mazda që u gjet e braktisur në mes të rrugës pas atentatit.
Ndërsa një tjetër burim, thotë se Çaushllari është personi që qëlloi të paktën 5 here me pistoletë pasi u konfliktua me drejtuesin e makinës.
Lexo dhe: Plumba Vis “korçarit” në mes të Elbasanit
