All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Vlahutin kritika për afatet e Lungomares e By Pass-it

Vlahutin kritika për afatet e Lungomares e By Pass-it

Tre investime madhore te qytetit të Vlorës, By Pass, Lungomare dhe kanalizimet e ujërave të bardha në qytet, te financuara me fonde të Bashkimit Evropian në vlerën e 47 mln euro , u inspektuan këtë të martë nga Ambasadorja e BE ne Shqipëri, Romana Vlahutin.

All - Paragraf - 3

Në një dalje të përbashkët për shtyp me kreun e bashkisë Dritan Leli, Vlahutin la te kuptohej kritikën për tejzgjatjen e afateve të punimeve, kryesisht për Lungomaren që duhet të ishte përmbyllur që në gusht 2016 dhe Bypass-in e Vlorës, punimet për të cilin u bllokuan me muaj të tërë nga problemet mes kontraktorëve.

Leli: Me gjithë problematikat që pati gjatë rrugës së vet, do të jetë një fytyrë e re për Vlorën turistike, për rivierën shqiptare dhe për turizmin në përgjithësi.

Vlahutin: Procesi i kanalizimeve në Vlorë po ecën me ritëm të shpejtë. Lungomaren shpresojmë të përfundojë përpara verës. Pastaj kemi dhe një projekt që është zgjatur shume, Bypass -i , i cili është i rëndësishëm jo vetëm për qytetin e Vlorës por edhe për jugun në tërësi dhe industrinë e turizmit. Jemi këtu për të takuar të gjithë ata qe po punojnë me këto projekte për të mare prej tyre afatin përfundimtar për realizimin e këtyre projekteve. Dhe për të mësuar se çfarë duhet të bëjnë për të nxitur përfundimin e tyre deri ne vere, kryesisht investimi Lungomares dhe Bypassit.

All - Paragraf - 8

Qyteti i Vlorës, është ndër më të rëndësishmit në vend për turizmin, dhe është një nyjë e rëndësishme lidhëse me jugun.

/Ora News/

 

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET