Video+Foto/ Tensionohet derbi grek, tifozët i vënë flakën stadiumit
Episodet edhe një herë hodhën poshtë futbollin. Derbi "i përjetshëm" midis Panathinaikos dhe Olympiacos në OAKA nuk u mbyll kurrë, pasi atmosfera u bë kaotike dhe e papërshtatshme për të luajtur futboll për shkak të gazit lotsjellës, si pasojë e konflikteve të "mbështetësve të gjelbër" me forcat e policisë.
Ndeshja u ndërpre në dy raste, me dy ekipet që iu drejtuan dhomave të zhveshjeve në minutën e 70-të të derbit, me rezultatin 1-0 në favor të Olympiacos. Fillimisht, derbi u pezullua për rreth dhjetë minuta për shkak të ndërhyrjes së tifozëve të Panathinaikos që kërcënuan një tifoz të Olympiacos në minutën e 5 të ndeshjes.
Kujtojmë që titullar në këtë takim ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, i cili aktivizohet me Panathinaikos.
