Video/ Dopietë e Muriel, Fiorentina "i vjedh" pikë Sampdorias

Video/ Dopietë e Muriel, Fiorentina "i vjedh" pikë

Debutimi i Luis Muriel me dopietë i ka mjaftuar Fiorentinës për të marrë vetëm një pikë përballë Sampdorias, me takimin që u mbyll me shifrat e barabarta 3-3.

Në "Artemio Franchi" ishin vendasit ata që kaluan në avantazh, me kolumbianin e ardhur nga Sevilla gjatë kësaj merkatoje që gjeti rrugën e rrjetës pas 34 minutash lojë. Reagimi i miqve erdhi në fundin e pjesës së parë me Ramirez.

Me rikthimin në fushë, ishte sërish Muriel ai që kaloi Fiorentinën në avantazh, por dopieta e Fabio Quagliarella, i cili nuk po njeh moshë në këtë sezon, i dha avantazhin Sampdorias. Megjithatë, ky gol nuk shërbeu për t'i dhënë 3 pikë gjenozëve, të cilët u kapën në fundin e kohësh shtesë, duke u kënaqur vetëm me një pikë.

Pas këtij rezultati Sampdoria mban vendin e 8-të me 30 pikë, ndërsa Fiorentina numëron 3 pikë më pak në vendin e 10-të.

Barazim edhe në takimin tjetër të kësaj pasdite në Seria A, me SPAL që ndali 1-1 Bolognën. Palacio shënoi golin e avantazhit për miqtë, por rrjeta e Kurtic i dha një pikë SPAL. Me këtë barazim Bologna mbetet në zonën e ftohtë me 14 pikë, ndërsa SPAL numëron 4 pikë më shumë në vendin e 16-të.







EMISIONET