Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë stërviten bashkë në Bjeshkët e Rugovës
Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë duke realizuar në stërvitje të përbashkët në terrene të ndryshme malore tepër sfiduese.
Stërvitja po bëhet tek Guri i Plakës, në Bjeshkët e Rugovës-Pejë, në Bjeshkët e Pashtrikut në Gjakovë dhe në malet e Sharrit në Prizren.
"Ky trajnim mjaft sfidues është duke u realizuar nga instruktorët e Qendrës për Trajnime të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, të cilin po e ndjekin 6 pjesëtarë të FSK-së dhe 10-të pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e njohurive të mjaftueshme për përballje me situata të ndryshme, që ndërlidhen me operacione malore dhe po ashtu në aftësimin për menaxhimin e situatave të ndryshme gjatë" informon ministria e Mbrojtjes e Kosovës.
