Tifozi i vogël portugez tregon fjalët ngushëlluese që i tha tifozit francez të mbytur në lot

Tifozi i vogël portugez tregon fjalët ngushëlluese që i tha

Ishte një imazh emocionues që preku zemrat e tifozëve të futbollit nëpër Europë

Një djalë i vogël portugez  përqafoi një francez i cili ishte i mbytur në lot pas humbjes së kombëtares franceze në finale të Euro 2016.

Tani që i vogli portugez u zbulua se ishte 10-vjeçari Matisse që jeton në Francë dhe se nuk flet asnjë fjalë portugalisht, ka dhënë një intervistë për mediat.

Djaloshi me mama portugeze dhe baba francez.zgjodhi këtë radhë të bëhej me Portgualinë meqë nuk kishte fituar asnjë turne.

I pyetur nga gazetarja Matisse tha: “Nuk e njihja atë dhe as ai mua, por i thashë që ishte vetëm një ndeshje”.

“Më pas tifozi francez më pëqafoi, ishte një moment shumë emocionues dhe më uroi për fitoren,” vazhdoi rrëfimin djaloshi 10 vjecar.

EMISIONET