Terrorizoi turistët spanjollë, dënohet me 1 vit burg Mihal Kokëdhima

Terrorizoi turistët spanjollë, dënohet me 1 vit burg Mihal

Është dënuar me 1 vit burg Mihal Kokëdhima, i cili terrorizoi turistët spanjollë.

Vendimi u dha sot nga Gjykata e Vlorës.

Mbi biznesmenin rëndonin akuzat e "Kanosjes", "Dënime të tjera me dashje" dhe "Shkatërrim i pronës".

Kokëdhima do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit duke u llogaritur dhe periudha e qëndrimit në paraburgim.

Mihal Kokëdhima u arrestua pas sulmit ndaj familjes së miliarderit spanjoll Eugenio Galdón që kishte zgjedhur Shqipërinë për pushimet e verës.

Ngjarja ndodhi në Porto Palermo në gusht të këtij viti, me një shfaqje skandaloze pamjet e së cilës bënë xhiron e botës. 

Sipas dëshmive, turistët ngelën të pakënaqur nga shërbimi dhe u larguan, ndërsa 55-vjeçari i ndoqi nga pas dhe qëndroi për rreth 3 km i varur në makinën e tyre, duke thyer xhamat e duke dhuruar një skenë skandaloze në sytë e turistëve të huaj.



EMISIONET