Kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë? SPAK nis hetimet

Kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë? SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar videon dhe ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili pretendohet se po konsumon lëndë narkotike në një ambient publik.

Hetimet e SPAK për kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla do të zhvillohen për veprën penale "mbajtje të substancave narkotike".

Sipas nenit 283/b, të kodit penal krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substanca, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatës, dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Për këtë çështje reagoi sërish PD, ndërsa ish-deputeti Strazimiri tha se kryeministri Edi Rama mbron kyrebashkiakun e Bulqizës.

Kreu i bashkisë Bulqizë u shfaq një ditë më parë në një video ku pretendohet se është pikërisht duke konsumuar kokainë në lokal. Ai mohoi akuzën duke fajësuar PD se ka bërë një video-montazh.

Të enjten ai njoftoi se do të padisë penalisht ish-deputetin e PD, Ervin Salianji ndërsa e konsideron videon sërish montazh për ta shantazhuar.



EMISIONET