Sot i varrosen gruaja dhe 3 fëmijët, i vetmi i mbijetuar i familjes Cara ende nuk di fatin e familjes së tij

Albert Cara është i vetmi i mbijetuar i familjes Cara. Ai ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, por nuk ka ende dijeni mbi fatin tragjik të familjes së tij.

Bashkëshortja e tij Fatmira dhe tre fëmijët Almir, 29-vjeç, Erisa, 25-vjeç si edhe Hasan, 18-vjeç do varrosen sot në orën 13:00.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi raporton se ditën e djeshme, Alberti i kërkonte të afërmve, të cilët shkuan ta vizitonin, informacione mbi gjendjen e familjarëve të tij, por e vërteta e hidhur nuk iu tregua.

Ndërsa aktualisht po mbahet ceremonia e tyre mortore në çadrat në Thumanë, së bashku me dy anëtaret e tjera të familjes Cara, Sadajana dhe Anthi.

Anthi Cara, 72-vjeç është bashkëshortja e kushëririt të Albert Carës, ndërsa 21-vjeçarja Sadajana është mbesa e të moshuarës (vajza e vajzës).

LEXO: Sot jepet lamtumira e fundit për 10 anëtarë të dy familjeve në Thumanë




EMISIONET