Sokolaj: Prokurori u konfrontua me drejtorin e Hipotekës, pak ditë para atentatit

Sokolaj: Prokurori u konfrontua me drejtorin e Hipotekës, pak ditë

Gazetari Trazhgim Sokolaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e Shkozetit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj.

Në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Sokolaj tha se prokuroi Ndoj pak ditë para atentatit ishte konfrontuar me mesazhe me drejtorin e Hipotekës, pasi i kishte marrë në pyetje vartësit e tij.

Sokolaj: Gjatë ditëve që Arjan Ndoj ka marrë në pyetje punonjësit e Hipotekës, vartësit e drejtorit të Kadastrës, në informacionin që kam ka pasur një konfrontim mes tij dhe drejtorit të Hipotekës. Jo konfrontim fizik, por një debat me shkresa, telefonata, biseda. Ky debat e ka detyruar drejtorin e Kadastrës që ta paraqesë këtë situatë në Ministrinë përkatëse dhe më pas deri tek zv.kryeministri Braçe. Ky është momenti kur ky debat ka shkuar deri tek kryeministri Edi Rama.

EMISIONET