Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e '360 gradë' të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë "Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”, ndërkohë që në lidhje direkte ishte biznesmeni Elton Ilirjani.

Gjuzi, Ilirjanit:  Kalo këtej nga Kavaja dhe Elbasani se ta tregoj unë. Prandaj ke vajtur në Athinë, se nuk ke vend këtu.

Hazizaj: Ai ka kryer dy krime, nesër që në mëngjes arrestohet në mos sot! E para po përdor gjuhë urrejtje e cila është krim i ndaluar në Shqipëri.

Gjuzi: Nuk ka gjuhë urrejtje!

Hazizaj: Ti po përdor gjuhë urrejtje, se nuk mundesh ti, ti thuash njeriu çfarë do bëjë me by.hë apo pa by.hë, është e drejta e tij të bëj çfarë të dojë. Mbylle gojën, mos fyej askënd, mos bëj gjuhë urrejtje. Je deputet dhe paguhesh me lekët e mia, me lekët e këtyre njerëzve. Ti je shërbëtor i popullit. Turp, je i pari që duhet ta mbyllësh gojën para qytetarëve.

Gjuzi: Harroje të të them ty më fal. Harroje!

Hazizaj: Ti ha bukën e atyre njerëzve.

Gjuzi: Ti je mbrojtës i krimit, ti je mbrojtës i vrasjes së 5000 foshnjave që do lindnin në Shqipëri. Ti je avokat i krimit, që kërkon që shqiptarët të abortojnë fëmijët. 

Hazizaj: Mbylle gojën, po të isha si ty, nesër do shkoja në Prokurori. Ki kujdes, se po ha bukën e njerëzve kot. Unë paguaj taksa për ty, ti nuk paguan për mua. I ke prishur mendjen disa meshkujve ti.

Gjuzi: Kërkoni prishjen e etnogjenezës shqiptare. Vota ime do të jetë kundër komunitetit tuaj, kundër kriminelëve tuaj. 


/Ora News.tv/