Shkodër, Kristiani nuk shkoi sot në shkollë, pret në radhë për librat
Kristian Livadhi dhe Monika Peniku janë dy fëmijë vetëm 11 dhe 12 vjeç që këtë 13 shtator nuk e kanë nisur ditën e parë të shkollës si të gjithë bashkëmoshatarët.
Në vend që të uleshin në bankat e dijes, ata janë rreshtuar në radhë për të blerë tekstet shkollore, pasi ende nuk kanë arritur të pajisen me to.
Sorollaten sa në një pikë distributore në tjetrën në qytetin e Shkodrës, pasi paketa e plotë e librave që u duhen nuk gjenden në një vend të vetëm.
Në radhë prej ditësh duke humbur punën janë edhe prindërit, që të irrituar e quajnë absurde këtë zgjedhje të bërë nga ministria e arsimit, që librat të mos shiten në shkolla.
Nisja e vitit të ri shkollor 2016 – 2017 u përshëndet edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila zgjodhi gjimnazin “Jordan Misja” ku ka kryer vetë studimet.
Duke folur për sfidat, ajo pranoi vështirësitë që hasen me buxhetin e vogël për realizimin e investimeve në të mirë të institucioneve arsimore, por që këtë vit ka nisur ndryshimi në disa prej tyre.
Ora News përmes një kronike përcolli dje shqetësimin.
Prej ditësh radhët janë refreni i vetëm në këto pika të autorizuara, pasi edhe banorët nga Vau Dejësi e rrethinat duhet të udhëtojnë drejt Shkodres për blerjen e tyre, e duke mos arritur të kryejnë punë.
Ky shqetësim ka mbërritur deri ne Ministrinë e Arsimit, e cila ka nisur verifikimin e procedurave mes shtëpive botuese dhe librarive qe kane tërhequr kontingjentin e teksteve shkollore.
Sipas disa informacioneve qe kane te bëjnë me ketë sektor, vonesat kane ardhur për faktin se librashitësit nuk mund ti shesin librat pa kuponin tatimor. Por ketë ata nuk mund ta përballojnë, pasi nëse do te hapnin disa pika shitje provizore, ne secilën prej tyre duhet me pare një kase fiskale, koston te cilave nuk e marrin përsipër.
https://www.youtube.com/watch?v=aLDuTlxvm_o
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-nxenesit-me-mungese-tekstesh-librarite-sot-pushim/
