All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Shkodër, hidhet në erë makina e policit

Makina e punonjësit të policisë Agim Bushgjoka u hodh në erë me eksploviz në orët e para të mëngjesit të ditës së martë, 19 qershor 2018. 

Persona ende të paidentifikuar i vunë tritolin makinës së policit teksa ishte e parkuar para pallatit ku banon familja.

All - Paragraf - 3

Pak pas shperthimit

Ora News siguroi pamje të pak minutave pas shpërthimit të makinës së efektivit të policisë në lagjen "Partizani" të Shkodrës rreth orës 01:30

"Nga veprimet e para hetimore rezulton se në pjesën e prapme të mjetit tip Benz me targe AA 284 DX në pronësi të shtetasit A. B. banues në Shkodër, ka patur shpërthim me lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale" informoi policia e Shkodres.

Policia bëri të ditur se nga shpërthimi u shkaktua dhe panik mes banorëve të pallatit ku banon efektivi i policisë

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por dyshimet më të mëdha lidhen me detyrën e Agim Bushgjokës si punonjës policie.

All - Paragraf - 8

Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

Zbardhja e rastit vështirësohet nga fakti se në zonë nuk ka kamera sigurie dhe asnjë dëshmitar okular nuk ka vënë re lëvizje të dyshimta në lagje

Agim Bushgjika është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

Policia e Shkodrës ka gritur një grup hetimor të posacëm për rastin, por tregohet e rezervuar në detaje për ngjarjen kriminale.

Shpërthimet me tritol në Shkodër kanë qenë të shpeshta, ndërsa në disa raste ngjarje të tilla kanë shkaktuar viktima dhe panik në kryeqendrën e veriut.





All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET