All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Shkodër, arrestohet me 15 kallëpe tritoli

Shkodër, arrestohet me 15 kallëpe tritoli

Në Shkodër një 36 vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur 15 kallëpe tritoli.  Personi i arrestuar është identifikuar me emrin Niko. K,  36 vjeç, banues në fshatin  Gajtan i Sipërm, Shkodër,

"Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar  tritol, si dhe 15 metra  fitil zjarrpërcjellës" informon policia e Shkodrës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET