Është një skuadër që shënon shumë, por edhe që pëson shumë. Bëhet fjalë për Realin e Madridit i cili arriti të mposhtë në "Santiago Bernabeu" skuadrën e Girona me rezultatin 6-3.

Vendasit e hapin serinë e golave me yllin portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënon në minutën e 11-të. Por miqtë befasojnë galaktikët duke barazuar rezultatin në të 29-tën me anë të Stuani. 1-1 dhe kështu mbyllet pjesa e parë.

Në 45 minutat e dyta fillon "festa". Real shënon tre herë me Ronaldon (47', 64') dhe Lucas në minutën e 59-të duke e cuar rezultatin në 4-1.

Miqtë shënojnë golin e dytë sërish me anë të Stuanit në minutën e 67-të.

Pak minuta para fundit ishte rradha e Bale të shënonte për galaktikët në minutën e 86-të duke i cuar shifrat në 5-2. Dy minuta më vonë Juanpe shënon golin e tretë për Gironën por nuk mbaron me kaq..

Ishte rradha e Ronaldos që të përfundonte pokerin e tij të golave duke shënuar në minutat shtesë e duke e vulosur rezultatin në 6-3.

/Ora News.tv/