Samsung pëson 5.4 miliard $ dëme nga dështimi me Note 7

Samsung pëson 5.4 miliard $ dëme nga dështimi me Note 7

Kostoja totale për tërheqjen e smartphone-ve Galaxy Note 7 nga tregu do të jetë  5.4 miliard dollarë, lajmëroi Samsung.

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë njoftoi vetë për humbjen e madhe ekonomike. Deri më tani, kishte humbur 2.3 miliard, ndërsa deri në fund të javës priten edhe 3 miliard të tjera të humbura.

Për Note 7 pati ankesa të shumta për shpërthimin e baterive dhe përfshirjen e telefonit nga flakët, dhe kompania njoftoi për zëvendësimin e tyre.

Megjithatë edhe kopjet e reja të nxjerra në treg hasën të njëjtin problem. Telefoni i ri i lançuar në muajin gusht, supozohej t’i bënte konkurencë iPhone 7 të Apple.

EMISIONET