Reperi i njohur i kujton kryeministres tragjedinë ku vdiqën 71 persona, ja reagimi i saj
Reperi që u vlerësua si artisti më i mirë britanik, Stormzy ka bërë një tekst ku i bën thirrje kryeministres Theresa May për të gjithë të prekurit e tragjedisë së kullës Grenfell mbetën të vdekur 71 persona.
Ai performoi në shfaqjen muzikore që u mbajt në Londër ‘Brit Aëards’, ku tha: “Theresa May, ku janë paratë për Grenfell? Menduat se harruam gjithcka rreth Grenfell?”
Kështu nuk ka vonuar reagimi i saj për reperin, pasuria e të cilit arrin deri në 1.5 milionë paund. Zëdhënësi i May tha:
“Kryeministrja ka qenë e qartë për tragjedinë e imagjinueshme që ndodhi në Grenfell, e cila nuk duhet të ndodhë më kurrë. Hetimi publik u bë nga kryeministrja për të kuptuar cfarë e shkaktoi ngjarjen e rëndë. Ajo u takua me familjet dhe të mbijetuarit në disa raste të ndryshme.”
Ndërkohë, pjesëtarë të tjerë të partisë laburistë e kanë përgëzuar Stormzyn për performancën e fuqishme që dha në skenë.
