All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Qeveria e Austrisë konfiskon shtëpinë e Adolf Hitlerit

Qeveria e Austrisë konfiskon shtëpinë e Adolf Hitlerit

Pas shumë vitesh mosmarrëveshje, ligjvënësit austriakë kanë vendosur më në fund që të konfiskojnë shtëpinë ku ka lindur ish-diktatori Adolf Hitler, për të parandaluar kthimin e saj në një vend turistik për personat me prirje neo-naziste. Qeveria pritet të miratojë shpronësimin, ndërkohë që do të t'i japë një shumë të konsiderueshme parash pronares së godinës për të kompensuar vlerën e shtëpisë. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me banesën pas marrjes nga ana e shtetit.

All - Paragraf - 3

Deputetët e Parlamentit të Austrisë kanë votuar një ligj i cili do të lejojë konfiskimin e shtëpisë ku ka lindur ish-diktatori Adolf Hitler në vitin 1889, me qëllim që të parandalohet kthimi i banesës në një objekt kulti për personat me prirje neo-naziste.

Me një shumicë të theksuar, deputetët miratuan shpronësimin për pronaren e quajtur Gerlinde Pommer, të cilës do t'i jepet një shumë e konsiderueshme parash për të hequr dorë nga prona e saj.

Pensionistja e ka blerë godinën që në vitin 1977 dhe që prej atëherë nuk ka pranuar që t'a shesë apo të lejojë rikonstruksionin e saj.

All - Paragraf - 8

Për vite me rradhë, ajo ka marrë gjithashtu një pagesë mujore nga ana e qeverisë, në mënyrë që të mos lejojë vizitorë.

Megjithatë, pavarësisht se votuan pro-konfiskimit të pronës, ligjvënësit austriakë ende nuk e dinë se si do të veprojnë më tej me shtëpinë që ndodhet pranë kufirit mes Austrisë dhe Gjermanisë.

Shumë persona kanë propozuar shembjen e godinës, ndërkohë që të tjerë e konsiderojnë si shumë të gabuar këtë ide.

Kampi kundërshtar nënvizon se nuk ka pse të mohoet e shkuara dhe historia dhe se shtëpia duhet të jetë një Muze i hapur për të gjithë.

Adolf Hitleri lindi në katin e tretë të kësaj shtëpie më datë 20 prill të vitit 1889, në një dhomë të marrë me qera nga prindërit e tij.

Megjithatë, ai jetoi në këtë qytezë austriake vetëm për tre vite, përpara se familja e tij të shpërngulej në Gjermani.

Gjatë pushtimit nazist, shtëpia u kthye në një atraksion turistik, por me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, ajo u mor sërish nga qeveria dhe u mbyll për vizitorët.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET