Qëlloi me armë për të vrarë të riun në mes të Shkodrës, arrestohet pas 3 muajsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2016, 12:14
Një 19 vjeçar u ndalua nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një automjeti.
Në pranga përfundoi Alban Bruçi, 19 vjeç.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 1 prill të këtij viti në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni”.
I iu qëlloi me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet. Bruçi akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
/Ora News/
