Pse 3EP? Elvana Gjata sapo na tregoi lidhjen e veçantë që ka me emrin e albumit
Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, e cila ka filluar të zhvillojë një karrierë të suksesshme jashtë kufijvë është rikthyer për të dhuruar muzikë për shqiptarët.
Ajo ka zhvilluar një koncert privat, të realizuar për ditëlindje (3 shkurt) me miqtë e saj më të mirë, për të cilin punoi fort si dhe promovoi këngët e albumit të ri shqip, të titulluar '3EP'.
Në dokumentarin e publikuar në kanalin e saj në Youtube, ajo ka treguar arsyen përse zgjodhi këtë emër, si dhe lidhjen e fortë që ka me të.
"Numri 3 është numri im me fat, ditëlindja ime, dita e koncertit, është numër hyjnor pasi unë besoj në zot, 3 është pallati i prindërve të mi, ku unë jam rritur", tha Elvana e cila po përgatitet që këto këngë ti sjellë me klipe muzikore.
