Emiratet Arabe i ndalojnë plotësisht rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur moshën minimale 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale. Platformat do të detyrohen të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe të mbrojnë fëmijët nga rreziqet online.

Emiratet Arabe i ndalojnë plotësisht rrjetet sociale për

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur një moshë minimale prej 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale, duke u bërë vendi i parë arab që ndërmerr një hap të tillë.

Vendimi vjen në një kohë kur qeveritë në mbarë botën po kërkojnë mënyra për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që lidhen me përdorimin e platformave online.

Sipas rregullores së re të miratuar nga autoritetet, fëmijët nën moshën 15 vjeç nuk do të lejohen të krijojnë, përdorin ose menaxhojnë llogari personale në rrjetet sociale.

Kjo do të thotë se ata nuk do të mund të publikojnë përmbajtje, të komentojnë, të shpërndajnë materiale apo të marrin pjesë në grupe publike online.

Ndërkohë, adoleshentët 15 dhe 16 vjeç do të kenë të drejtë të përdorin rrjetet sociale, por nën masa të shtuara sigurie.

Rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha platformat e rrjeteve sociale që operojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kompanitë do të detyrohen të përdorin sisteme të forta verifikimi të moshës, duke përfshirë identifikimin dixhital dhe teknologji të mbështetura nga inteligjenca artificiale.

Deklarimi i thjeshtë i moshës nga përdoruesit nuk do të konsiderohet më i vlefshëm.

Kompanitë e teknologjisë do të kenë deri në 12 muaj kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja. Emiratet e Bashkuara Arabe theksuan se kjo nismë është në përputhje me përpjekjet ndërkombëtare për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve në internet, ndërsa vende të tjera si Australia dhe disa shtete evropiane po shqyrtojnë ose po zbatojnë masa të ngjashme.

EMISIONET