Homazhet për Artan Cukun, i jepet lamtumira oficerit të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2017, 14:00
Familja, të afërm, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë zhvilluan homazhe për ish-zyrtarin e policisë së shtetit, Artan Cuku.
Homazhet u mbajtën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku në këtë institucion o ndjeri ka mbajtur postin e zëvendës/drejtorit për 2 vjet. Zyrtarë, efektivë të policisë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i dhanë lamtumirën e fundit oficerit të lartë të policisë.
Pas 2 orëve homazhe, kortezhi u nis drejt varrezave të Sharrës, aty ku do të prehet turpi i të ndjerit Artan Cuku.
/Oranews.tv/
