Për masakrën në Orlando e dyshuar edhe bashkëshortja e autorit
Bashkëshortja e autorit të masakrës me 49 viktima dhe mbi 50 të plagosur mund të përballet me akuza në lidhje me sulmin në lokalin e homoseksualëve.
Sipas burimeve të Reuters dhe Foks News, prokurorët kanë ngarkuar një juri të madhe për të hetuar Noor Salman, gruan e dytë të Omar Mateen, si bashkëpunëtore në vrasjen e 49 personave dhe plagosjen e 53 të tjerëve si dhe me akuzën e mosparaljmërimit të autoriteteve në lidhje me sulmin.
Sipas të njëjtave burime që citojnë mediat ndërkombëtare, me shumë mundësi Mateen ka telefonuar të shoqen në kohën kur po kryente vrasjet.
Pavarësisht këtyre dyshimeve, zonja Mateen është marrë në pyetje që prej të dielës, por nuk është arrestuar. Senatori amerikan Angus King, anëtar i Komitetit të inteligjencës në Senat deklaroi se Salman me shumë gjasa ka qenë në dijeni të asaj që po ndodhte.
Të martën, mediat amerikane raportuan se Noor Salman kishte shkuar bashkë me bashkëshortin e saj për të blerë armë dhe më pas kishe shoqëruar me makinë të shoqin në Pulse Cluab me argumentin se donte të shikonte thjesht çfarë bëhej aty.
29 vjeçari Matten sipas dëshmitarëve ka deklaruar se i përket shtetit islamik para se të kryente masakrën, por autoritet amerikane ende nuk kanë asnjë prove për lidhje të tij me organizata terroriste. FBI po heton raportet që Mateen kishte frekuentuar gjatë tre viteve të fundit lokalin e homoseksualeve dhe takimet e mundshme të tij me meshkuj.
/Oranews.tv/
