PD e LSI bashkë kundër prokurorit të përkohshëm paralajmërojnë aksion

PD e LSI bashkë kundër prokurorit të përkohshëm

PD dhe LSI bëhen bashkë dhe e quajnë antikushtetues seancën e sotme dëgjimore që do të mbahet në Komisionin e Ligjeve lidhur me kandidatët për prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.

Lulzim Basha nga selia e PD-së, dhe pak minuta më pas Monika Kryemadhi nga selia e LSI-së  deklaruan se nuk do të bëhen pjesë e seancës së pasdites së sotme.

Gjithashtu paralajmërojnë se do të ketë pasoja nëse PS do të vijojë procesin e emërimit të prokurorit të përkohshëm.

Basha: "Kërkojmë formimin sa më shpejt të KLP. Dështimi i KLP-së është projekt politik i Edi Ramës për të emëruar një prokuror të Përkohshëm vetëm me votat e tij.  Ftesa për të më ftuar mua për të shkelur kushtetutën  unë i them jo.  Paralajmëroj Edi Ramën për të ndalur këtë proces antikushtetues.

Kryemadhi ka një propozimNëse z. Rama do që të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm në mënyrë legjitime dhe e ka të sinqertë zbatimin e reformës në drejtësi që klasa politike të eci përpara hajde të ulemi të ndryshojmë nenin për shoqërinë civile.

Duke qenë se shoqëria civile për disa vite nuk është e gatshme të japë një kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ta ndryshojmë për aq kohë sa ata mendojnë për 5 vite, 10, për 2 vite, derisa të jetë shoqëria civile gati për të qenë pjesë e reformës. Por ne nuk mund të presim shoqërinë civile deri sa të jetë e gatshme për të na dhënë një kandidat për të ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

PD e quan prag i një "puçi kushtetues" nga Rama, ndërsa Kryemadhi thotë se nxitimi i kryeministrit ka lidhje edhe  me çështjen Tahiri.

Basha: Jemi në prag të një puçi kushtetues, me qëllim që të zaptojë prokurorinë e vendit

Kryemadhi: PS po shkel Kushtetutës, e frikësuar nga çështja Tahiri.  Të ngrihet KLP, të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm që të avancohet më tej

Nëse Rama do të emërojë një prokuror të përkohshëm, sic thotë opozita të vetin vjen paralajmërimi

Basha: Konsensusi që Edi Rama kërkon është këtu në Kushtetutë, kemi rënë dakord ne, ky është pakti. Pakti i 22 korrikut është pakti për reformën në drejtësi. Çfarë pakti tjetër kërkon të shkelë Kushtetutën, reformën në drejtësi, prandaj kërkon pakt. Që unë të bëhem bashkë me të për të shkelur Kushtetutën dhe reformën në drejtësi, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, kurrë. Dhe nëqoftëse ai e bën do të ketë përgjigjen e merituar nga opozita dhe jam i bindur dhe nga qytetarët.

Kryemadhi:"Nëse PS do të rrëmbejë prokurorin e përgjithshëm atëherë ajo duhet të përballet me të gjitha pasojat e saj. Kushtetuta nuk lejon intepretim nga asnjë njeri, as nga EURALIUS as nga OPDAT"

A duhet presidenti ti bëjë bashkë?

Monika Kryemadhi: "Të jem e sinqertë nuk më intereson fare se çfarë bën Presidenti i Republikës përsa i përket Reformës në Drejtësi. 

Presidentit të Republikës , Kushtetuta me 140 vota ia ka hequr të drejtën që të merret më këtë gjë. Unë mendoj se kjo është një sjellje e klasës politike që duhet të ndryshojë sjelljen e saj, duke filluar nga mozharnca e para.

Kemi tre muaj që opozita e ngre çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe vetëm ditën që i mbaron mandati Prokurorit të Përgjithshëm kemi një të ashtuquajtur ftesë për bashkëpunim të z. Rama për z.Basha, që edhe kjo ftesë është më shumë për të goditur besimin e z. Basha në opinionin publik, për të thënë që jo jam takuar, jo sjam takuar, jo folën, jo nuk folën sesa ka sinqeritet për të zgjidhur çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

 Nëse z. Rama do që të zgjedhë Prokurorin e Përgjitshëm në mënyrë legjitime dhe e ka të sinqertë zbatimine reformës në drejtësi që klasa politike të eci përpara hajde të ulemi të ndryshojmë nenin për shoqërinë civile. 

EMISIONET