All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

E kujt është çmenduria?

E kujt është çmenduria?

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, zbuloi ditën kur publikohej Raport-Progresi i BE-së për Shqipërinë, një pjesë të vogël të mesazheve të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama. Kamerat kapën disa mesazhe në WhatsApp, për kreun e PD-së, Basha që është i detyruar të bëjë opozitë radikale ndryshe do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë, apo një raport të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që mes të tjerash kërkon shtyrjen me 6 muaj të zgjedhjeve vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.

Sipas ambasadorit Soreca, kjo është ‘çmenduri’ dhe ‘E pabesueshme”. Biseda duket se është shumë konfidente dhe se marrëdhëniet mes kryeministrit të Shqipërisë dhe diplomatit të BE-së, janë më shumë se sa zyrtare. Shqipëria është mësuar në tri dekadat e fundit me diplomatë të huaj që janë b***thë e brekë me qeveritë. Ata mbyllën sytë përballë krimeve politike dhe ekonomike në vendin ku shërbenin dhe në këtë vend ku korrupsioni është ngritur në sistem.

All - Paragraf - 3

Meqë jemi te diplomatët e BE-në në Tiranë, historikisht shërbimi i tyre është shoqëruar me skandale dhe është mbyllur me turp. Kujtojmë një ambasador që mori me qira selinë poshtë ‘Zogut të Zi’, përmes një afere korruptive, pasuesit që nuk dihet se ku çonte fondet e IPA-s që BE jep për zhvillimin e demokracisë dhe të ekonomisë shqiptare, apo më të fundit, ish-ambasadores kroate Vlahutin, e akuzuar për blerjen e vilës super të shtrenjtë në periferi të Tiranës. Këto raste tregojnë atë anë që irriton qytetarët e BE-së me burokracinë e korruptuar të Brukselit, njërin prej shkaqeve kryesorë për rritjen elektorale të forcave anti-BE në Parlamentin Europian dhe në vendet anëtare.

Por për shqiptarët është jetik qëndrimi që mban Europa ndaj qeverisë së Tiranës dhe në mungesë të përgjegjshmërisë së politikanëve të korruptuar vendas, zgjidhja politike ende pritet nga Brukseli. Sepse situata e sotme mund të degjenerojë më keq se 22 vite më parë dhe kërkon mençuri si nga faktori i brendshëm, por edhe nga miqtë e Shqipërisë. Të quash sot çmenduri shtyrjen e zgjedhjeve vendore që Rama kërkon t’i mbajë me çdo kusht më 30 qershor do të thotë t’i hedhësh benzinë zjarrit.


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET