All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Operohet Berlusconi, mësohet gjendja e tij

Operohet Berlusconi, mësohet gjendja e tij

Lajmi i shtrimit në spital të presidentit të skuadrës së Monza, Silvio Berluskoni bëri bujë paraditen e djeshme.

Kavalieri u shtrua me urgjencë në spital pasi shfaqi probleme me veshkat, por simptomat kanë ardhur prej një tjetër problemi.

Gjithçka është pohuar nga vetë spitali i San Raffaele në Milano, që përmes një komunikate për shtyp ka zbuluar se Berluskoni është operuar për shkak të një bllokimi të zorrëve.

"Operacioni ishte i suksesshëm dhe përfundimtar,"-konfirmoi spitali në një deklaratë, teksa shtoi se ish-kryeministri italian gëzon shëndet të mirë dhe do të jetë i lirë në ditët e ardhshme.

Për këtë histori ka reaguar edhe ish-presidenti i Milanit, që në rrjetin e tij "Facebook" shkroi:

"Faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj dhe për shumë mesazhe që kam marrë. Unë jam i aftë dhe i gatshëm për këtë fushatë zgjedhore!

All - Paragraf - 3

Problemet me shëndetin e detyruar Berluskoni që të mungonte në ceremoninë prezantuese të kandidatëve të partisë së tij Forza Italia për një vend në Parlamentin Europian.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET