Më 24 prill mbledhja e përbashkët e 2 qeverive, Shqipëri-Kosovë
Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 24 prill në Vlorë. Ishte Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili e njoftoi datën, pas një bisedë të zhvilluar me homologun nga Kosova, Enver Hoxhaj. Dy Ministrat gjatë konferencës së përbashkët për shtyp thanë se qëllimi i takimit ishte kordinimi për organizimin e mbledhjes. Ministri Hoxhaj foli për një volum tregtar që shkon gati në 200 milionë euro.
Më 24 prill në Vlorë do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Datën e bëri publike Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një konference për mediat me homologun nga Kosova, Enver Hoxhaj.
Bushati: Është kënaqësi të komunikoj me opinionin publik për datën e ardhshme të takimit mes dy qeverive tona që do të mbahet në Vlorë me 24 prill të këtij viti. Ne do të kemi një mundësi dhe për të shqyrtuar më tej bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar.
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, foli per potencial të madh bashkepunimi mes dy vendeve.
Hoxhaj: Të dy vendet tona kanë bërë një progres të madh. Volumi tregtar është diku 200 milion euro mes Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi ekonomik është shumë më i mirë, ka bashkëpunim në fusha të ndryshme të jetës, Janë një listë e gjatë e marrëveshjeve të nënshkruara prej politikës së jashtme, sigurisë, ekonomisë, bujqësisë dhe turizmit.
Hoxhaj, duke folur për nismën e tregut të përbashkët rajonal, theksoi se ky treg pa liberalizim vizash për Kosovën është i pamundur.
Me hëret, Ministri Hoxhaj u prit në një takim edhe nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin ndanë edhe bindjen e përbashkët se forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben stabilitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera fqinje, si dhe axhendës euro-atlantike të gjithë rajonit të Ballkanit.
https://www.youtube.com/watch?v=MwBge3euDzQ
/Oranews.tv/
