Kur Presidenti i Komisionit Evropian e tepron ca....
Në një video të publikuar nga rrjeti i famshëm i videove LiveLeak shihet kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i cili zbret nga makina zyrtare për të shkuar tek pritësi.
Besohet se vizita ishte në Poloni. Por, sapo zbret nga makina zyrtare, Juncer lëkundet vazhdimisht dhe në disa raste "humbet" edhe tapetin e kuq. E thjeshtë; ca i dehur!
Megjithatë, ai mohon akuzat se ka probleme me alkoolin gjatë një interviste në të cilën ai piu të paktën 4 gota shampanjë.
Akuzat për këtë çështje kanë qarkulluar masivisht në rrethet e Brukselit vitet e fundit dhe rreth alkoolizimit të Juncer dhe një burim i lartë diplomatik ka thënë se "ai pi konjak për mëngjes".
Në një intervistë me një gazetë franceze, Juncer mbrojti rekordin e tij ndërsa konsumonte gota të shumta të shampanjës.
Në vitin 2014, zakoni i pijeve alkoolike me tepri të Juncer u diskutua në nivele të larta nga udhëheqësit evropianë që privatisht kanë shprehur shqetësimet rreth mënyrës së jetesës së tij, shkruan "The Telegraph".
Dhe pas tre vitesh, Juncer vazhdon detyrën.
Një javë para votimit të referendumit në Mbretërinë e Bashkuar, doli një video tjetër nga Juncer gjithashtu i dehur. Në maj të vitit 2015, ai priti kryeministri e vijës së ashpër hungarez Viktor Orban, duke i dhënë një shuplakë në faqe e duke e quajtur diktator.
"Diktatori po vjen," tha zoti Juncker, ndërsa Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk dukej i zënë ngushtë nga situata.
