Kundërshtimet ndaj arbitrit Oliver, UEFA dënon Gianluigi Buffon
Gianluigi Buffon do të mungoj në 3 ndeshje të kompeticioneve europiane, nëse portieri italian firmos me një skuadër që luan në Champions League apo Europa League.
Është ky vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s që e dënon Buffon në lidhje me komentet e tij me arbitrin Michael Oliver pas humbjes së Ligës së Kampionëve përballë Real Madrid.
Sipas UEFA-s, Buffon ka thyer rregulloren dhe për këtë shkelje të parimeve të përgjithshme të sjelljes u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri kryesor, Michael Oliver.
Pas ndeshjes, italiani tha se britaniku Oliver kishin një thes me mbeturina në vend të zemrës, duke detyruar UEFA-n të marrë vendimin për ta përjashtuar me tre ndeshje nga kompeticionet europiane.
Episodi ndodhi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, ku Juventusi u eliminua nga Reali i Madridit me rezultatin e përgjithshëm 4-3 dhe më pas ia doli të ngre lart trofeun.
