KPK shkarkon nga detyra prokurorin, Ndini Tavani

KPK shkarkon nga detyra prokurorin, Ndini Tavani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i listuar nga KPL si një nga 15 kandidatët për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

KPK konstatoi bilance negative të kursimeve në vitet 2006-2016, ndërsa me kontrollin e figurës DSIK konstatoi përshtatshmëri për të vijuar detyrën. Por sipas Komisionit Prokurori është i papërshtatshëm. Trupa gjykuese e mbësheti këtë qëndrim mbi pretendimet për shpërdorimin e detyrës për shkak të kontakteve  me persona të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me tatimet.

Nga ana tjetër Prokurori kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Ndërsa KPK nuk i mori parasysh pretendimet e tij. Vetë Prokurori nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit. Ndini Tavani ka hetur disa dosje të rëndësishme gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe rastin e ish-ministrit Spiro Ksera, ndërsa ka përfaqësuar akuzën në Gjykatë në çështjen e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.

EMISIONET