Kamioni përmbyset në anë të rrugës, shoferi hidhet nga mjeti
Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Burrel-Milot dhe u përmbys në anë të saj.
Ngjarja u shënua gjatë orëve të natës pranë urës së Ulzës, ndërsa nga të dhënat e para shkak u bë parakalimi i gabuar i një mjeti tjetër.
Drejtuesi i kamionit është detyruar të hidhet nga mjeti për të shmangur rrezikun që i kanosej.
Ai ka marrë plagë të lehta dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Trajleri ka qenë i llojit me tonazh të rëndë dhe mbante tuba alumini.
Policia lokale bën me dije se ka nisur një hetim për të zbuluar shkakatarin e aksidentit.



