"Jelekverdhët" sfidojnë përsëri qeverinë
"Jelekverdhët' janë mbledhur në Pallatin Elysse në Paris në fundjavën e 5-të rradhazi të protestës.
Mijëra policë janë në gatishmëri në rast përleshjesh të dhunshme, që kanë shënuar protestat e mëparshme.
Protesta filloi pesë javë më parë, fillimisht kundër rritjes së taksave të karburantit, por që atëherë është përhapur për çështje të tjera, duke përfshirë reformat e arsimit.
Dhjetra njerëz janë arrestuar këtë të shtunë (15 dhjetor).
Megjithatë, deri më tani numri i arrestimeve është shumë më i ulët, se 500 arrestimet e fundjavës së kaluar.
