Lirohet nga qelia Henri Çili, arrest shtëpie për Ilir Korbin
Arrestimi i bujshëm i botuesit dhe gazetarit Henri Cili është mbyllur me vendimin "detyrim paraqitje" të dhënë nga gjykata e Përmetit. Pas një seance maratone ku prokuroria paraqiti argumentet për të 31 të ndaluarit e operacionit "Mezhgorani", togat e zeza kanë vendosur që Çili të paraqitet një herë në muaj deri në përfundimin e hetimeve të plota. Ndërsa avokati Ilir Korbi do të qëndrojë në "arrest shtëpie".
Përfaqësuesi i Henri Çilit në seancë, avokati Sajmir Visha ka theksuar se klienti i tij ka studio ligjore për ndërmjetësime dhe lobime në çështje gjyqësore. Ndërsa akuzat për mashtrim dhe ndikim të paligjshëm nuk mund të qëndrojnë.
Nga ana tjetër gjykata e cilësoi arrestim të ligjshëm, por vendosi hetimin e Henri Çilit në masën detyrim paraqitje, lidhur me dyshimet se do të ndikonin në Gjykatën e Lartë në mënyrë të paligjshme për çështjen e vëllezërve Aliko të dënuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.
Gjatë seancës gjyqësore Cili ka mohuar akuzat duke theksuar se ka prova që kundërshtojnë pretendimin e akuzës.
Edhe për lojtarin e ekipit të Këlcyrës Aristidh Çoli të akuzuar për "Organizim të lotarive të palejuara" vendimi është dhënë për detyrim paraqitje.
Nga operacioni "Mezhgorani" 16 persona do të qëndrojnë në arrest me burg, 11 detyrim paraqitje dhe dy në arrest në shtëpi. sa i përket Betim Shkupit Masa do të jepet të hënën.
Në fund të vendimit gjyqtari i çështjes njoftoi shpalljen e mos kompetencës dhe kalimin e dosjes në SPAK.
Arrest me burg:
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toskab
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi
Detyrim paraqitje:
Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj
Arrest shtëpie:
Ilir Korbi
Besnik Fishta
Henri Çili mohon akuzat - Botuesi Henri Çili i ka mohuar sërish akuzat ditën e sotme në gjykatë.
Sipas burimeve të Ora News, ai është shprehur se arrestimi i tij ishte pa prova e fakte.
Mbrojtja e botuesit Henri Çili ka zgjatur 35 minuta.
Ndërkohë, për pak minuta pritet të jepet vendimi për Çilin dhe për 30 shtetasit e tjerë të ndaluar përveç Betim Shkupit i cili do të gjykohet nga një tjetër gjyqtar nesër.
Nga ana tjetër, nuk kanë ndryshuar kërkesat për dy gratë e ndaluara.
Çili futet me pranga në gjykatë - Më herët ditën e sotme, botuesi dhe gazetari Henri Çili ka hyrë në gjykatën e Përmetit ku do të njihet me masën e sigurisë, me pranga në duar dhe i rrethuar nga policia.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 27 meshkujt e ndaluar gjatë operacionit dhe detyrim për paraqitje për dy gratë e ndaluara.
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Shtyrja e seancës për 1 orë - Fillimisht seanca për Henri Çilin dhe 29 personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit "Mezhgorani" u shty rreth 1 orë.
Shkak u bë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale, pasi ishin shokë klase.
Por përsëri gjyqtar i çështjes qëndroi Dritan Hasani, pasi është vlerësuar që nuk ka konflikt interesi.
Ai tha vet në nisje të seancës se kishte qenë shokë klase me Betim Shkupin, administratorin e pronave të Henri Çilit, pronar i UET-së.
Nga ana tjetër, nuk është dhënë ende masa e sigurise për Betim Shkupin. Ai do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.
Çili ka mohuar akuzat - Një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.
Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.
Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.
Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit.
