Haxhiaj: Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë, po masat kufizuese të qeverisë Kurti në fuqi deri në 13 prill
Gazetarja Serbeze Haxhiaj tha se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot një vendim duke e shpallur një vendim kundër masave shtrënguese të qeverisë Kurti.
Në një lidhje direkte në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, Haxhiaj tha se masat shtrënguese do të jenë në fuqi deri në datë 13 prill.
Serbeze Haxhiaj: Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot një vendim i cili është përgjigje e kërkesës së presidentin ndaj masave kufizuese të qeverisë e cila nuk e pa të arsyeshme që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Ajo që është interesante është se këto masa janë lënë në fuqi deri në 13 prill. Do të thotë që do të vazhdojnë këto masa dhe pastaj do të shihet se çfarë trajtoje do të marrë përhapja e Covid-19. Deri atëherë presidenti po mundohet që të gjejë një zgjidhje për këtë qeveri.
Kushtetuta e Kosovës nuk e qartëson se sa kohë duhet të presë presidenti deri në dërgimin e një emri të dytë presidentit. Presidenti do të presë një kohë dhe pastaj të mandatojë partinë e dytë, e cila u bë shkak për rrëzimin e qeverisë. Kjo tregon se Kosova po futet në një spirale politike dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë.
