All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Google: Qyteti turk Çorum është qendra e Tokës

Google: Qyteti turk Çorum është qendra e Tokës

Qyteti turk i Çorumit është përcaktuar si qendra e botës për nga pikëpamja  gjeografike, doli nga një studim i motorit të kërkimit Google.

All - Paragraf - 3

Motori më i madh i kërkimit në botë përcaktoi qytetin Çorum si qendrën gjeografike të botës.

Çorum, i cili ka qenë deri më tani nga matjet teorike si qendra e botës, tashmë është përcaktuar edhe nga Google Maps si i tillë.

Andrew G. Woods, në disa matje të vitit 1973, kishte përcaktuar si qendrën gjeografike të Tokës, një zonë rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

All - Paragraf - 8

Edhe në vitin 2003, Holger Isenberg duke bërë matje me modelin dixhital global, kishte pohuar se qendra gjeografike e botës ishte pikërisht Çorumi.

Ndërkohë, kanë ekzistuar teori se qendra gjeografike e Tokës ishte zona ku ndodhen piramidat e Egjiptit.

Marrë nga: ATA

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET