Gjikondi: Shteti bashkëfajtor në vrasjen e Paskuqanit. Të shkarkohet i gjithë komisariati

Gjikondi: Shteti bashkëfajtor në vrasjen e Paskuqanit. Të

Për juristen Brizida Gjikondi në vrasjen e gruas në Paskuqan, Enkeleda Çapoku bashkëfajtor është edhe shteti. E ftuar në emisionin "360 gradë" në RTV Ora, ajo tha se duke qenë se shteti s'ka marrë asnjë masë, e bën atë bashkëfajtor me vrasësin.

Gjikondi: Shteti është bashkëfajtor dhe bashkautor në këtë vrasje. Këtë e them me bindje, nuk e them për ti zmadhuar gjërat. Kjo grua ka kërkuar të mbrohet, unë jam e bindur se bashkëfajësia e shtetit me vrasësin është kokë më kokë e njëjtë. 

Sipas juristes, gjërja e parë që duhet bërë është shkarkimi i gjithë komisariatit që mbron atë familje, pasi gruaja ishte me urdhër mbrojtje.  

Gjikondi: Gjëja e parëm që më trishtim është heshtja e shtetit, unë paralajmëroj vrasje të tjera. Ndërkohë që A-ja do ishte shkarkimi i gjithë sektorit që  mbron familjen në atë komisariat policie. Marrja e masës edhe ndaj gjyqtarit që ka lëshuar atë urdhër mbrojtje. Ky shtet në rast se do të reagojë duhet të vetëndëshkohet që nuk ka funksionuar.


EMISIONET