Gjergji Bojaxhi mes trafikut për programin e Sfidës, shoferi e surprizon
Në një format të veçantë takimesh me qytetarë, Gjergj Bojaxhi ka vendosur të takohet me shoferë në trafikun e Tiranës.
Duke shtrënguar duart me ta Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë shpërndau programin politik të kësaj partie.
Por një prej shoferëve e ka uruar në mënyrë të veçantë, duke dalë nga makina dhe duke e thirrur me një tufë me lule në dorë.
Bojaxhi e takon mbështetësin mes të qeshurave dhe falenderimeve për gjestin e tij.
Gjergj Bojaxhi është i pari në listën e Tiranës për Sfida për Shqipërinë, që renditet me numrin katër në fletën e votimit.
/Oranews.tv/
