All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Fluks pushuesish në Shëngjin

Fluks pushuesish në Shëngjin

Fluksi i lartë i qytetarëve që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, vihet re që në rrugen hyrëse të kësaj zone. Që prej orëve të para të mëngjesit numri i automjetëve është tepër i lartë, duke shkaktuar një trafik të rënduar.

All - Paragraf - 3

Përfundimi i muajit të Ramzanit ka bërë që qytetarët të cilët janë kryesisht shtetas kosovar ti drejtohen bregdetit për të kaluar pushimet e tyre verore, ndërsa plazhi i Shëngjinit është kthyer në destanicionin më të pëlqyer turistik të tyre. Pastërtia e ujit dhe rërës, çmimet e favorshme janë disa nga arsyet pse pushuesit kanë zgjedhur Shëngjin për të kaluar pushimet verore.

Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se fluksi i pushuesve do të arrijë kulmin rreth dates 15 korrik e në vijim.Sipas tij për ti paraprirë fluksit janë shtuar punonjësit që do merren me pastrimin e vijes bregdetare nga Rana e Hedhun e deri në Kune.

Tonin Uldedaj, Administrator i Shëngjinit: Është e vërtetë që këto ditë ka një dyndje pushesish në Shëngjn, kjo për faktin se bregdeti i Shëngjinit konsiderohet si një ndër bregdetet e pastra në vend, si për ujin edhe për rërën. Tani ka një fluks të madh ku pritet të arrijë kulmin në datën 15, që fluksi parashikohet të jetë shumë i madh si asnjëherë tjetër. 

All - Paragraf - 8

Fluksi i pushuesve dhe turistëve sa vjen dhe rritet në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa është bërë e ditur se gadishmeria e autoritetëve do të jetë maksimale për të ofruar kushte gjatë gjithë sezonit turistik.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET