All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Fermerët protestojnë për rezervuarin në Berat

Fermerët protestojnë për rezervuarin në Berat

Fermerët e fshatit Bliçë në Berat kanë protestuar këtë të hënë para Bashksië pasi prej dy muajsh nuk mund të përdorin rezervuarin e fshatit për ujitjen e tokave bujqësore. Ata thonë se ujëmbledhësi po shfrytëzohet se rezervuar peshku, nga një banor i vetëm i fshatit, ndërsa theksojnë se tharja e prodhimit bujqësor po i con drejt falimentimit.

All - Paragraf - 3

Prej dy muajsh banorët e fshatit Bilçë në Berat nuk mund ta përdorin rezervuarin për të ujitur tokat bujqësore. Ata kanë protestuar këtë të hënë para Bashkisë së Beratit, duke kërkuar që të kenë akses mbi ujëmbledhësin. Fermerët thonë se dëmet ekonomike, për shkak të tharjes së prodhimit kanë qenë të konisderueshme.

Fermeri: Rezervuari ishte në funksion të vaditjes së bujqësisë. Ishte një ndihmë për bujqësinë dhe jo një vaskë peshkimi. Del një njeri këtu e paguan edhe nënshtron fshatin.

Ndërkohë Kryeplaku i fshatit Agron Çuçeni thotë se mos ujitja e tokave bujqësore po i con fermerët drejt falimentit.

All - Paragraf - 8

Çuçeni: 130 ha tokë, e përsëris prapë dhe shumë rrënjë ullinj që ka kanali. Sivjet nuk është vaditur as 40%.

Nënkryetari i bashkisë Berat, Bledar Blana thotë se kufizimi i furnizimit me ujë të fermerëve është bërë me urdhër të perfektit të qarkut.

Blana: Ne jemi munduar që ky rezervuar me këto prurje të pakta që ka të kishim si një pikë furnizimi me ujë jo vetëm të popullatës, por edhe në rast zjarresh të helikopterit, i cili edhe në zjarrin e fundit që ndodhi u furnizua në këtë rezervuar.

Në fund të takimit që nënkryeyati i Bashkisë Berat zhvilloi me fermerët e fshatit Belsh u vendos krijimi i një grupi të përbashkët pune që do të kryejë matjen e nivelit të rezervuarit dhe në rast se ujëmbledhësi është nën kuotat minimale, kufizimi me ujë do të vazhdojë.

/oranews.tv/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET