All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Elbasan, financieres së teatrit "Skampa" i grabisin 4500 euro, i ruante në zyrë

Elbasan, financieres së teatrit "Skampa" i grabisin 4500 euro, i

Teatri “Skampa” në Elbasan ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë së Elbasanit, grabitësit kanë hyrë nga dera e pasme e ndërtesës së teatrit, duke grabitur një shumë prej 4500 euro, shumë e cila i përkiste ekonomistes së institucionit.

All - Paragraf - 3

“Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje  dhe nga veprimet  e para  hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres  së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur  rreth 4500 Euro në kasafortën e  zyrës së Financieres së këtij institucioni  dhe se kjo  shumë parash  ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj”, sqaron policia.

 Sipas deklaratës, nga veprimet në vendngjarje nuk është konstatuar vjedhja e ndonjë sendi në pronësi të institucionit. 

“Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe  nga deklarimet  e personave  përgjegjës  të zyrave  rezulton se persona të paidentifikuar  dyshohet të  kenë hyrë nga  dera e pasme e Teatrit Skampa por  nuk kanë  vjedhur asnjë send në  pronësi të Institucionit, por thjesht  kanë hapur dyert e zyrave”, sqaron policia.

Denoncimi për grabitjen është bërë rreth orës 11:00 të ditës sotme.

Grupi hetimor, po  vijon hetimet për sqarimin e rrethanave  të faktit të lënies së kësaj shume  në ambientet  e  zyrës së financieres.

All - Paragraf - 8

Shërbimet  e  policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET