Ekskluzive, Eduard Halimi: Raporti i Venecias, nuk ka shkelje të kryera nga presidenti Meta

Ekskluzive, Eduard Halimi: Raporti i Venecias, nuk ka shkelje të kryera nga

Ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në një intervistë ekskluzive për Ora News komenton draft raportin e dalë në media të reporterëve të Komisionit të Venecias lidhur me presidentin Ilir Meta. Në një intervistë për Ora News, Halimi, thotë se në asnjë paragraf të  Venecias nuk përmendet  fjala “shkelje”, por sipas tij ky organ i ekspertizës më të lartë juridike,  flet vetëm për tejkalim kompetencash

"Nga ajo që kam lexuar nga ky draft rezulton se nuk ka shkelje të Presidentit të Republikës. Në atë draf opinion nuk gjendet asnjë nen, pikë, paragraf të cilën presidenti përmes dekretit për shtyrjen me 100 ditë të zgjedhjeve të jetë shkelur ndonjë nen i Kushtetutës. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që të jetë thënë se është shkelur ky apo ai nen. Ka një term që përdoret nga reporterët e Komisionit të Venecias që është tejkalim. Termin tejkalim nuk e njeh Kushtetuta"

Halimi sqaron dhe domethënien e 'tejkalimit" dhe "shkeljes"

Eduard Halimi: "Tejkalim në fjalor do të thotë të tejkalosh përtej parashikimeve, ndërsa shkelje do të thotë të thyesh një nen. Në momentin kur presidenti merr detyrën betohet se nuk do të shkelë Kushtetutën, jo se nuk do të tejkalojë apo bëjë parakalim të gabuar. Neni 90 i Kushtetutës thotë se presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet gjatë kryerjes së detyrës së tij dhe se presidenti mund të shkarkohet nëse kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryen një krim të rëndë. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që është shkelur ky apo ai nen." 

I pyetur në qoftëse pas këtij opinioni, mund të qendrojë presidenti në detyre e 30 qershori në fuqi, Halimi dha këtë përgjigje.

"Shoh që ka një shpjegim të situatës politike duke u përqëndruar në analizën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Unë mendoj që reporterët nuk e kanë pasur as në detyrën e tyre të ngarkuar nga kryetari i Kuvendit, kur i ka kërkuar opinion, se cili është mendimi juaj për zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe sikur ta kishin në objekt gjykoj që janë organizma të tjerë si OSBE/ ODIHR që japin vlerësim. Duhet të fokusohen në opinionin në janë shkelur apo jo të drejtat e individëve.. Ajo çka ndodhur realisht e shprehur në statistika është se pothuajse 1.4 milionë qytetarë i është mohuar e drejta për të zgjedhur" shprehet Eduard Halimi. 

Paralajmerimi

 Sa i përket reformës në drejtësi, Halimi tha se vonesat kanë sjellë skepticizëm tek qytetarët, ndërsa tha se për një vendim në Gjykatën e Lartë qyterët duhet të presin rreth 17 vite. Sa i përket procesit të vettingut, ai tha se konstatohen hapur vendime me dy standarde. 

Eduard Halimi: "Jemi sistemi unik në botë që jemi pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. Jemi unik pasi edhe sikur të krijohet tani Gjykata, një qyetetari i duhet të presë 17 vite për të marrë drejtësi nga Gjykata e Lartë. Kjo për shkak të vetingut që është jashtëzakonisht i avashtë. Sa më gjatë të vijojë ky proces aq më mundësi ka përdorimi politik në sistemin e drejtësisë këtë e ka thënë Komisioni i Venencias në opinionin e tij në 2015. 

Gjykata Kushtetuese që të ngrihet do 9 anëtarë. E vetmja mundësi është që të marrim tre anëtarët që i zgjedh parlamenti që e ka një parti dhe tre anëtarë që i zgjedh presidenti me propozim të KED. Për secilin vend duhet të ketë tre kandidatë, pra për 6 vende vakante duhet të ketë 18 kandidatë  dhe duhet të kenë kaluar vetingun. Kjo mund të ndodhë pas shumë kohësh. Nesër 1 tetori dhe jemi akoma larg leximit të 18  kandidatëve." 


EMISIONET