Demiraj nderon me Medaljen e Nderit oficerin e vrarë Artan Cuku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2017, 19:46
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj i jep ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes) Medaljen e Nderit, me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.
Cuku mbeti i vrarë më 8 prill në Tiranë, ndërsa arsyet konkrete të krimit nuk dihen ende. Policia ka arrestuar një 24 vjeçar si autor të ngjarjes.

