Çupi: Të gjithë pjestarët e opozitës janë “rrobaqepës” të qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2018, 22:13
Gazetari Frrok Çupi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, i quan pjesëtarët e opozitës si rrobaqepës të qeverisë.
Çupi: Opozita dhe të gjithë pjesëtarët e saj janë rrobaqepës që punojnë në stofin e qeverisë. Jemi në katastrofën e mungesës së faktorëve të politikës. Qeveria funksionon në porosi për opozitën, pra opozita shkarkon tensionet e qeverisë. Para se të ndërtosh një aksion politik duhet të kesh parasysh që je një opozitë, dhe duhet të kesh disa standarde.
